lazim-destani

 

 ABDIL ZIBERI

 FSHATI BOZOFCA

 SHOQERIJA      
 LIBRI MIQVE 
 TETOVA

   

 STAFFI
 REKLAMA JUAJ
 
 FEJA ISLAME
   
 BOZOVCA CHAT 
  
 SHIPKOVICA
 VESHALLA

 GAJRE

 BRODEC
 LISECI
 LAJMET

 

 HUMOR
  
 
 
 
 
 
  KONTAKTO   <------

 

    

Bozofca krenohet me birin e saj

I lindur në gjirin e një familje, ku si shumë familje të këtij katundi, ishte e njohur për të gjitha ato veti të sipërmenduara dhe nga e cila Lazimi, si i ri, do të trashëgojë shumëçka. Kur dëgjojmë emrin e tij s’mendojmë gjë tjetër, veçse për një humanist të pashoq, për një bamirës të veçantë, dora e të cilit është e shtrirë në shumë drejtime dhe në të gjitha kahjet, për të qenë afër atyre që vërtet kanë nevojë.

 

 

Njeriu i fjalës që nderoi vendëlindjen


Duke e parë se vërtet vendlindja e tij, nga pushtetet e mëparshme ishte lënë pasdore ne çdo aspekt, u zotua se do të përpiqet të ndihmojë dhe në zgjidhjen e problemit më të vogël, me të cilin mundë të ballafaqohen bashkëvendësit e tij.

Nëse ne mund të nisemi nga thënia e famshme se mos pyet atdheun se çka bërë për ty, por pyet veten çfarë ti ke bë për atë. Lazim Destani e mbajti fjalën e dhënë, ashtu si dinë ta mbajnë njerëzit e këtyre anëve.

Angazhimi i tij për ta ndihmuar katundin e vet, u shtri hap pas hapi, në të gjitha drejtimet, si në kanalizimin e të gjitha ujërave që përmbysin lagje të tëra të këtij vendi. Më pas ndihmoi ndërtimin e ambulancës së katundit, që me të drejt mund ta quajmë spital e për të vazhduar edhe në ndërtimin e Pallatit të Kulturës së këtij katundi.

Ndihmat e tij nuk u ndalën me kaq, por vazhduan me një shtrirje të madhe, ku vlen të përmendim edhe ndihmën për ndërtimin e foshnjores së katundit; ndihma të konsiderueshme dhe në ndërtimin e xhamisë së vendlindjes së vet, kurse ndihmesa e tij më e madhe është ne rregullimin e të gjitha rrugëve të katundit, të cilat shtrohen me begatona, sipërfaqja e të cilave është me disa mijëra metër katrorë e tanimë janë në përfundim e sipër. Këto janë disa nga ato shumë kontribute të Lazim Destanit, që me të vërtet e ngrenë në piedestalin më të lart human.

Lazim Destani me biznesin e vet që ka, ka punësuar me mijëra punëtorë në vende të ndryshme të këtij planeti dhe në këtë mënyrë ka arritur të zbusë gjendjen e mijëra familjeve skamnorësh. Përpjekjet e tij nuk janë vetëm me kaq, sepse ne folëm vetëm për angazhimin e tij në vendlindjen e vet, ku këto angazhime, në forma të ndryshime, kalojnë kufij të shumtë.


Humanisti për tu marrë shembull

Të gjitha këto që i përmendëm, nuk e bëmë për të reklamuar apo ngritur figurën e tij, sepse për këtë flasin veprat që vetë i ka bë , por duam të themi se kontributdhënës të kalibrit të tij ndër shqiptarë janë të rrallë, se shumëkush mund të ketë mundësi, por i mungon guximi, vullneti për të qenë pjesë edhe e atyre që nuk kanë e që kanë nevojë, kurse Lazim Destani i ka të gjitha këto , pra jo vetëm mundësinë, por e ka guximin, shpirtin human e bëmirës që të tjerëve ju mungon.

Ky njeri duhet të merret për shembull nga të gjithë ato që kanë mundësi e të jenë pranë bashkëkombasve të vet që kanë nevojë për ata, sepse vetëm kështu mund të zbusim sadopak ato vuajtje që i përjetojmë për shumë kohë. Le të jetë Lazim Destani një nxitës për të gjithë ato që kanë nevojë për pak nxitje e të tjerëve t’u lehtësohet vuajtja. Le të jetë Lazim Destani udhërrëfyes për të gjitha ato që së paku kanë nevojë për udhëzime si di dhe ku duhet t’i përqendrojnë mundësitë e veta.

Ky njeri lirisht mund të themi se nga shumëkush njihet si humanist sepse sa herë përmendet emri i tij, na kujtohen edhe aktivitetet humane që ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë jo vetëm në Bozofcë dhe Malësinë e Sharrit, por çdo kund ku ka patur nevojtar. Me të drejtë themi se Lazimit duhet t’i jepet titulli “Humanist i shekullit mbarëshqiptarë”.
Të shpresojmë se njerëz të këtillë do të angazhohen në çdo anë e të gjithë të krenohemi me ato, ashtu siç krenohet Bozovca me birin e saj.




Astrit Abdullahi, Bozovcë  www.yllpress.com

 

Për marrjen e këngës shtypni sustën e djathë

KETU dhe zgjedhni opcionin "Save Target As", e mandej vijon procedura.

KJO ESHT KUSHTUAR AGJENSI TURISTIKE  SHARR TURIST KENDUAR NGA  ILIR SHAQIRI.  ARIF ZIBERI.   KASTRIOT TUSHA

TEXTI  MUZIKA  NEXHAT MUJOVI  (WIRUSI)

http://www.sharr-turist.de/


 



Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!